Në kuadër të nismës “Dita e Hapur në Gjykatë”, një traditë që synon të afrojë studentët me sistemin e drejtësisë, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë mirëpriti sot studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.
Vizita u zhvillua në kuadër të lëndëve "Procedurë Civile" dhe "Klinikë e Ligjit Civil", si pjesë e përpjekjeve për të lidhur teorinë me praktikën dhe për t’u ofruar studentëve një përvojë konkrete mbi funksionimin e sistemit gjyqësor. Studentët u pritën nga: Gjyqtarët Ervin Pupe dhe Valbon Çekrezi – për fushën civile. Gjyqtarët Sander Simoni dhe Medi Bici – për fushën penale dhe Ndihmësmagjistratja Alda Sadiku.
Takimi u shoqërua me diskutime të hapura, pyetje nga studentët dhe ndarje përvojash nga gjyqtarët, duke e kthyer këtë vizitë në një moment të rëndësishëm reflektimi për të ardhmen profesionale të të rinjve.